Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar ndaj protetstave të fundit të zhvilluara në Bjellorusi. Trump në fjalën e tij është shprehur se Uashingtoni është duke e vëzhguar nga afër situatën “e tmerrshme” në Bjellorusi, ku demonstratat masive të opozitës, po goditën me forcë nga ana e pjesëtarëve të sigurisë.
“Kjo është një situatë e tmerrshme në Bjellorusi. Ne do ta përcjellin atë nga afër,” ka thënë presidenti amerikan.
Ndërkohë prej 9 gushtit në Bjellorusi po zhvillohen protesta masive që nga mbajtja e zgjedhjeve presidenciale, për të cilat, Komisioni Zgjedhor tha se u fituan nga presidenti autoritar, Alyaksandr Lukashenka.
Opozita ka thënë që zgjedhjet ishin të manipuluara. Ndërkohë tubimi i një dite më parë është quajtur dhe ndër më të mëdha në historinë e vendit.
Ndërkohë kandidatja e opozitës, Svetlana Tikhanovskaya është larguar në Lituani, pasi ka kundërshtuar publikisht rezultatet, insiston se nëse votat do të numëroheshin si duhet, ajo do të fitonte 60 deri në 70 për qind të përkrahjes qytetare./abcnews.al