Protestat në Bjellorusi, mbi një mijë qytetarë të arrestuar

schedule12:53 - 9 Nëntor, 2020

schedule 12:53 - 9 Nëntor, 2020

Mbi 1,000 protestues anti-qeveritarë u arrestuan të dielën në Bjellorusi, në fundjavën e 13-të të protestave që bëjnë thirrje për dorëheqjen e udhëheqësit Alyaksandr Lukashenko dhe zgjedhje të reja presidenciale.

Grupi i të drejtave të njeriut Vyasna tha se, në total, 1,024 vetë u arrestuan nga forcat e sigurisë, ndërsa të tjerë u rrahën brutalisht.

Shumica e arrestimeve u bënë në kryeqytetin Minsk. Grupi Vyasna tha se disa nga të arrestuarit u liruan më vonë.

Lukashenko mban pushtetin në Bjellorusi qysh në vitin 1994, ai është rizgjedhur president në muajin gusht, por, sipas opozitës dhe protestuesve, zgjedhjet janë manipuluar.

Vendet perëndimore refuzojnë ta njohin Lukashenkën si udhëheqës legjitim të Bjellorusisë dhe i kërkojnë atij ta transferojë pushtetin në mënyrë paqësore.

Ndërkohë nga ana tjetër Lukashenko i mohon akuzat për manipulim të votave./abcnews.al