Protestat në Bjellorusi, humb jetën një 25-vjeçar i arrestuar nga policia

schedule13:13 - 13 Gusht, 2020

schedule 13:13 - 13 Gusht, 2020

Prej ditësh vijojnë protestat në Bjellorusi. Më shumë se 6 mijë qytetarë janë shoqëruar, të paktën 200 protestues janë plagosur, ndërsa dy persona kanë humbur jetën.

Ndërkohë një protestues 25-vjeç është bërë viktima e dytë në Bjellorusi.

Alexander Vikhor ka humbur jetën në paraburgim, ndërsa shkaqet janë ende të paqarta.

Ndërkohë nëna e tij thotë se ai kishte probleme me zemrën dhe se për orë të tëra është mbajtur në një fugon policie, shkruajnë mediet e huaja.

Protestat shpërthyen disa orë pasi udhëheqësi Bjellorus, Aleksandër Lukashenko, në pushtet që nga viti 1994, u shpall fituesi i votimit të së dielës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!