Që nga 1 shkurti, numri i viktimave në Mianmar ka shkuar në 759, ndërsa ushtria vazhdon të përdorë metoda brutale për t’i dhënë fund protestave. Sipas raportit ditor të publikuar nga Shoqata e Ndihmës për të Burgosurit Politikë (AAPP), tri viktima të tjerë janë konfirmuar në 24 orët e fundit nga ndërhyrja e forcave të Mianmarit. Rreth 3,461 njerëz janë arrestuar.
“Forcat e juntës po bëhen më të dhunshme çdo ditë. Civilët po trajtohen si armiq,” tha një zyrtar.
Për të fshehur veprimet e tyre të dhunës dhe për ta bërë më të vështirë për civilët të raportonin mbi sjelljen e juntës, arrestimet u kryen në makina private dhe jo në automjete ushtarake ose makina policie, sipas deklaratës.
“Për sa kohë që diktatura nuk mbaron, siguria dhe dinjiteti i civilëve do të vazhdojë të përkeqësohet,” shtoi ai.
Sipas të dhënave nga AAPP, nëntë njerëz janë vrarë në Mianmar si rezultat i ndërhyrjes së armatosur të ushtrisë në protestat anti-grusht-shteti që nga takimi i ASEAN-it/abcnews.al