Protestat/ Kadilli: Presioni do jetë mbytës. Vokshi: Rama njeri i marrë

schedule21:25 - 23 Janar, 2019

schedule 21:25 - 23 Janar, 2019

Fatbardh Kadilli dhe Albana Vokshi kanë folur nga studioja e emisionit “Byro Politike” për protestat që pritet të mbajë opozita. Sipas Kadillit presioni i protestave do të jetë mbytës për Ramën. Ndërsa deputetja Vokshi u shpreh se Kryeministri është një njeri i çmendur.

Kadilli: Nuk është nevoja për të thënë që ai po qeveris mirë apo keq. Ne jemi opozitë dhe jemi konsulent i qytetarit. Ne jemi për të bërë atë që është më e mira. Protesta do jetë masive dhe do jetë një presion mbytës për Edi Ramën. Nuk do ketë çadra por presini do jëtë mbytës.

Vokshi: PD do bashkojë zërin më qytetarët të cilët janë shumë herë më keq se para 6 viteve. Ka një pakënaqësi shumë të madhe dhe protesta është mjet demokratik. Sa më masive të jetë protetsa aq më i madhe është presioni. Edi Rama është frikacak, ju e keni parë. Ai është njeri i çmendur, i marrë. Ai i heq të gjithë si lëkura portokati që vetëm ai të jetë më Parlament. Ai hoqi 8 ministra dhe karrigen e vet e ruajti. Hoqi ministrat që i kishte të lidhur me oligarkët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!