Partia Demokratike ka paditur Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu për 5 vepra penale që sipas tyre janë kryer gjatë protestave të ditëve të fundit për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha.
Duke folur në ABC, sekretari për çështje ligjore në PD Çlirim Gjata është shprehur se mënyra sesi arrestimet po bëhen është e gjitha e llogaritur që njerëzit të frikësohen.
Gjatë një bisede me gazetaren Juli Xhokaxhi, Gjata tha se që ka fakte që flasin kundër drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit, që në fillim të situatës.
“Filloi me disa tentativa nga ana e policisë për ta mashtruar ngjarjen, publikun. Një herë u sulmua biografia e të përfshirëve, të vrasësh njerëz e të dalësh të thuash më fal, kjo nuk shkon. Nuk i eci, sepse situata bëri bujë.”
Më tej, shpjegon ai kemi shpërdorim detyre nga ana e Veliut edhe gjatë protestës.
“Ne kemi një polici kaq të dhunshme, që kulmoi me vrasjen natën pas shpine. Po pse erdhi kjo? Prej sistemit të dhunës. Merren ata njerëz që thonë si ka mundësi që ka dy urdhra shërbimi të ndryshme për të njëjtin person. Ajo që po bëjnë, është që të trembin qytetarët të mos dalin në protesta, kjo është e llogaritur. A duhet një fotografi? Një filmim?
Gjata dënoi edhe arrestimet e bëra nga policët e veshur civilë, ndërsa shtoi se efektivët duhet të jenë të pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme të identifikimit, përfshirë këtu edhe uniformën.
“Djem të rinj, pa punë, janë rekrutuar pa kurrfarë kriteri.”
“Sa i përket dëmeve të pronës publike apo private, Gjata tha: Nuk ka ndodhur asgjë ndaj pronës private. Mos harrojmë, kjo nuk merret e shkëputur nga konteksti. Ka ndodhur një vrasje. U thonë bjeruni, mos çani kokën se s’u prek kush se jemi ne.”
Sipas PD, kryeministri Edi Rama që reagoi pas tre ditësh për ngjarjes, po shpresonte që çudia më e madhe të mos zgjaste më shumë se aq. Por, shton ai, kur pa se situata kishte dalë nga kontrolli, “dogji” Lleshajn.
“Kur plasi keq, kur pa që po i digjeshin pemët poshtë zyrës, tha më mirë djeg Lleshin.”
Çlirim Gjata theksoi edhe një herë që Sandër Lleshaj nuk e dha dorëheqjen por se “atij ia dhanë dorëheqjen.”
Kurse, sa i përket akuzave të Ramës se PD, LSI e Berisha po paguajnë minorenë për të bërë trazira, Gjata tha se opozita i përkrah protestat, por nuk i organizon. s.b/abcnews.al/