Protestat e studentëve/ Marta Kos në Beograd: Transformimi i vërtetë duhet të vijë nga brenda vendit

schedule15:03 - 30 Prill, 2025

schedule 15:03 - 30 Prill, 2025

Komisionerja e Zgjerimit të BE-së, Marta Kos ka vizituar Beogradin për herë të parë pas ndryshime në qeveri për shkak të protestave gjashtë mujore të studentëve.

Në një konferencë për shtyp në Beograd me kryeministrin e ri Đuro Macuta, Kos deklaroj se i ka prezantuar kryeministrit reformat që Serbia duhet të përmbush për të hyrë në Bashkimin Europian dhe se transformimi i vërtetë duhet të vijë nga brenda vendit.

Presidentja e Komisionit Evropian, Marta Kos, theksoi se Brukseli dëshiron të punojë me Beogradin për vendosjen e sundimit të ligjit, lirisë së medias dhe rregullimin e kuadrit ligjor.

Nga krahu tjetër, Gjuro Macut, deklaroi se angazhimi ndaj integrimit evropian është përparësi absolute e Serbisë, edhe pse Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar publikisht se do te shkoj ne Moske me date 9 maj për ditën e Fitores krah presidentit rus Vladimir Putin.

Vetë Vuçiç ju përgjigj kërkesave për përmbushjen e reformave nga BE duke deklaruar krah Kos se vendi dhe qeveria e tij janë të gatshëm të përmbushin detyrat, por këtë e bëjnë jo për shkak të kerkesave, por për një jetë më të mire të qytetarëve.

Edhe pse me fakte Beogradi është në mes të lindjes dhe perëndimit, kryetarja e parlamentit tha në takimin e saj me Kos se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet qëllimi i politikës së jashtme të Serbisë.

Përpara se Komisionerja për zgjerim të mbërrinte në Beograd, Vuçiç deklaroi se nuk pret asgjë nga vizita e saj, por kërkon që qasje e Brukselit të jetë objektive.

Ky i fundit i ka berë shpesh thirrje vendit që të përmbajnë nga tensionet, dhe se studentët janë duke ushtruar të drejtën e tyre për të protestuar, ndërsa media shtetërore duhet të raportojë me paanshmëri.

Situata politike ne Beograd nuk ka qene e qete qe nga 1 nëntori i vitit të kaluar, pas rrezimit të strehës prej betonit në stacionin hekurudhor në Novi Sad ku mbetën të vdekur 16 persona.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!