Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Protestat e përgjakshme në Iran/ Nëna qan mbi trupin e djalit të vrarë

schedule16:42 - 17 Janar, 2026

schedule 16:42 - 17 Janar, 2026

Prej fillimit të protestave në Iran, regjimi ka nisur një shtypje brutale ndaj demonstruesve, duke përdorur snajperë, armë zjarri, plumba metalikë, gaz lotsjellës dhe ndërhyje të dhunshme, për të shpërndarë turmat paqësore dhe për të frikësuar qytetarët që kërkojnë ndryshim demokratik. Arrestimet masive dhe dhuna sistematike ndaj protestuesve kanë shënuar një nga periudhat më të ashpra të represionit në dekada në Iran.

Së fundi janë shfaqur shumë video të të vdekurve në qeze të zeza të najlonit. Një skenë e tillë është edhe e një nëne iraniane, e cila shihet teksa rënkon mbi trupin e të birit të saj të vrarë.

Ai u ekzekutua nga regjimi islamik ndërsa dilte në rrugë, duke kërkuar liri dhe drejtësi për një Iran të lirë, vetëm për të përballuar urrejtjen dhe dhunën e autoriteteve.



Organizata të të drejtave të njeriut dhe agjenci për mbikëqyrje të krimeve tregojnë se numri i të vrarëve është shumë i lartë dhe vazhdon të rritet. Sipas disa vlerësimeve të pavarura dhe të grupimeve aktiviste, mijëra njerëz janë vrarë në dhunën shtetërore që ka shpërthyer përtej kryeqytetit dhe në qytete të tjera.

Agjencia e të drejtave të njeriut HRANA raporton se më shumë se 3000 persona janë vrarë deri më tani, përfshirë mijëra protestues që dolën në rrugë kundër regjimit.

Vlerësime të tjera, përfshirë disa burime brenda Iranit, flasin për shifra shumë më të larta, deri në dhjetëra mijëra viktima, megjithëse këto shifra janë të vështira për t’u verifikuar për shkak të bllokimit të komunikimit nga autoritetet.

Gjatë këtij shtypje brutale, autoritetet vendosën edhe bllokimin e internetit dhe komunikimit, duke e bërë të vështirë dokumentimin e ngjarjeve dhe raportimin e vërtetë të viktimave dhe arrestimeve dhe duke penguar komunitetin ndërkombëtar të marrë informacion të drejtpërdrejtë.

Ndërkohë media ndërkombëtare dhe organizatat për të drejtat e njeriut po ndjekin me shqetësim zhvillimet, duke bërë thirrje për respektim të të drejtave themelore dhe për një hetim të pavarur ndërkombëtar mbi përdorimin e dhunës ndaj protestuesve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!