Gjobat e protestave, PD: Gjykata Administrative rrëzon Bashkinë e Tiranës

schedule14:45 - 4 Nëntor, 2019

schedule 14:45 - 4 Nëntor, 2019

Partia demokratike bën me dije se Gjykata Administrative e Tiranës rrëzon Bashkinë e Tiranës dhe konstaton se gjobitja e PD për protestat ka qenë e paligjshme.

Selia blu përmes një komunikate për mediat sqaron se sot gjykata Administrative e Tiranës ka shfuqizuar të gjitha gjobat që Bashkia Tiranë i kishte vendosur Partisë Demokratike për dëme gjatë protetsave kombëtare. Gjykata ka vlerësuar se Bashkia Tiranë ka shkelur ligjit dhe ka urdhëruar:

Shfuqizimin e akteve administrative te Agjencise se Mbrojtjes se Konsumatorit:

– “Akt Konstatimi mbi kundervajtjet administrative” Nr. 0041738, date 16.02.2019;

– “Procesverbal mbi kundervajtjet administrative” Nr. 007428, date 16.02.2019;

– “Procesverbal shoqerues i percaktimit te demshperblimit mbi kundervajtjet administrative” Nr. 001201, date 16.02.2019; dhe

Shfuqizimin e Vendimit Nr. 17553, date 24.04.2019 te Kryetarit te Bashkise Tirane

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!