Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protestat e fermerëve në Greqi, bllokohet sërish aksi rrugor Kakavijë–Janinë

schedule10:06 - 11 Dhjetor, 2025

schedule 10:06 - 11 Dhjetor, 2025

Fermerët në Greqi ka vijuar sërish protestat duke kërkuar plotësimin e plotë të kërkesave të tyre.

Si pasojë e protestave, aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar, ga ora 14:00 deri në orën 17:00 (me orën greke), për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

“Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 14:00 deri në orën 17:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët”, thuhet në njoftim.

Njoftohen se do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!