Protestat e dhunshme, kryeministrja franceze: Prioritet është rivendosja e rendit

schedule11:49 - 30 Qershor, 2023

schedule 11:49 - 30 Qershor, 2023

Kryeministrja franceze Elisabeth Borne ka folur për trazirat që kanë përfshirë Francës pas vrasjes nga policia të një 17-vjeçari.

Borne i ka përshkruar ngjarjet e mbrëmshme “të pafalshme”.

“Në trazira morën pjesë individë shumë të dhunshëm, shumë të rinj, të cilët u përfshinë në shkatërrimin e komisariateve dhe bashkive, por që nuk ishin përfaqësues të banorëve vendas që ishin “po aq të tronditur sa ne”.

Prioriteti për presidentin Macron ishte rivendosja e rendit, shtoi ajo.

“Prioriteti është të sigurohet uniteti kombëtar dhe mënyra për ta bërë këtë është rivendosja e rendit,” u tha ajo gazetarëve gjatë vizitës së saj në periferi të Parisit.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!