Policia e Hong Kongut arrestoi 16 persona të Mërkurën për shkak të protestave antiqeveritare në vitin 2019, përfshirë dy deputetë të opozitës.
Lam deklaroi se ishte arrestuar për organizmin e një komploti gjatë një proteste në korrik 2019. Në 21 korrik, 100 burra të veshur me të bardha sulmuan protestuesit dhe pasagjerët me shufra çeliku në një stacion metroje. Protestuesit nga kampi i opozitës kanë akuzuar policinë për bashkëpunim me sulmuesit, pasi ata mbërritën vonë në vendngjarje.
Hui nuk dha asnjë sqarim për akuzat me të cilat po përballet. Partia Demokratike në Hong Kong konfirmoi në një postim të veçantë në Facebook se të dy anëtarët e saj ishin arrestuar.
Gjithashtu u arrestuan edhe 14 persona të tjerë – të moshës 26 dhe 48 vjeç, në lidhje me protestat e vitit të kaluar, sipas një zyrtari të policisë që foli në kushte anonimiteti.
Që prej fillimit të protestave në qershor 2019, policia e Hong Kong-ut ka arrestuar më shumë 9,000 persona./abcnews.al