Dy oficerë policie janë qëlluar në protestat masive që po mbahen në qytetin amerikan të Louisville.
Protestat në këtë qytet nisën pasi juria në një gjyq vendosi që asnjë oficer nuk do të dënohej për vrasjen e një gruaje me ngjyrë Breonna Taylor.
26-vjeçarja Taylor, e cila punonte në një spital, u qëllua disa herë ndërsa tre oficerë policie mësynin shtëpinë e saj më 13 mars.
Një nga policët, Brett Hankison, është dënuar, por jo për vdekjen e Taylor, por për faktin se hapi zjarr në një apartament në Louisville. Për dy oficerët e tjerë nuk ka akuza.
Shefi i policisë në Louisville tha se efektivët e qëlluar të mërkurën janë jashtë rrezikut për jetën.
Rastet e vrasjes së njerëzve me ngjyrë kanë ndezur debat dhe protesta rreth e qark SHBA-ve, kryesisht pas vrasjes së afro-amerikanit George Floyd nga policia e Minneapolis. s.b/abcnews.al/