Protesta për rritjen e çmimeve të karburanteve dhe produkteve ushqimore është zhvendosur nga kryeministria në zonën e Bllokut në Tiranë. Abcnews.al raporton se protestuesit kanë bllokuar urën për kalimin e makinave.
Më herë janë shoqëruar në polici për bllokimin e rrugës në Durrës dhjetëra protestues , pasi protestuan për rritjen e çmimeve të karburantit dhe produkteve ushqimore. Ndërkohë protestues të tjerë janë nisur drejt komisariatit për të kërkuar lirimin e tyre.
“Lironi vëllezërit tanë”, është thirrja e tyre.
Gjithashtu abcnews.al mëson se është shoqëruar në polici një nga organizatorët e protestës në Shkodër. Bëhet fjalë për Mirsad Bashën.
Po ashtu shoqërimet në komisariat kanë nisur edhe në Tiranë, ndërsa protestuesit janë larguar.