Protesta te “Unaza”, Balliu: Java e ardhshme vendimtare deri në rrëzimin e Ramës

schedule20:30 - 20 Janar, 2019

schedule 20:30 - 20 Janar, 2019

Protesta e banorëve të zonës së Unazës së Re, vijoi edhe të dielën ndërsa në mbështejte të tyre ishin deputetët e opzitës. Në fjalën e tij Klevis Balliu u shpreh se, java e ardhshme do të jetë e rëndësishme, pasi sipas tij protestat nuk do të ndalen deri në rrëzimin e qeverisë.

“Java që do vijë do jetë një javë shumë e rëndësishme për të gjithë ne. Jo vetëm për partitë politike, jo vetëm për politikën por për mbijetesën e demokracisë sonë. Ka ardhur koha sot që qytetarët të marrin atë çfarë u takon. Ka ardhur koha sot që ata që kanë vjedhur të mbajën përgjegjësi. Ka ardhur koha që qytetarët të kenë radhën për të folur. Ka ardhur koha sot që politika të dëgjojë qytetarët dhe jo të dëgjojë interesat e xhepave të saj”.

Më tej gjatë fjalës së tij deputeti demokrat tha se;

“Edi Rama kishte shpresa se duke zgjatur ditët ju do lodheshit dhe nuk do të vinit më. Ai kishte shpresa se duke dalë dhe duke u lodhur ju nuk do të protestonit më. Ai kishte shpsesa se ai do të arrinte t’u përçante. Ai nuk e kupton se çdo ditë që ne dalim këtu ne marrim 100 herë më shumë fuqi, ne marrin 100 herë më shumë fuqi. Ne çdo ditë që dalim këtu na shtohen qytetarë, na shtohen mbështetës që janë kundër këtij projekti. Ata janë kundër projekteve të narko-trafikantëve si Edmond Bejko. Edi Rama anulloje projektin se në të kundër revoltat që do të shikosh në Shqipëri nga qytetarët e ndershëm të këtij vendi do ta bëjnë të të duket revolta në Francë si lule, përpra asaj që do të shikosh ti përpara Kryeministrisë. Nuk është sjellje shpellari të çohesh dhe të protestosh me çdo mjet dhe me çdo mundësi që ke kundër të padrejtës. Por është detyrim qytetar të protestosh kundër vjedhjes”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!