Protesta të dhunshme në Londër kundër masave kufizuese të Covid-19, arrestohen 18 persona

schedule23:09 - 24 Tetor, 2020

schedule 23:09 - 24 Tetor, 2020

Tetëmbëdhjetë njerëz janë arrestuar gjatë një proteste e mbajtur në qendër të Londrës kundër masave kufizuese për shkak të epidemisë së koronavirusit.

Turma e madhe e njerëzve u mblodh jashtë Pallatit Buckingham, ku ishte vendosur policia, dhe më pas marrshuan për në Sheshin Trafalgar.

Disa prej protestuesve mbanin pankarta në të cilat shkruhej “liri” dhe “Jepini fund tiranisë” së kufizimeve të Covid-19.

Gjatë kësaj proteste u shënuan incidente të dhunshme ndërsa policia ndërhyri duke i shpërndarë më forcë demonstruesit por tre oficerë pësuan lëndime të lehta.

Arrestimet u bënë për një shumëllojshmëri të veprave penale, duke përfshirë shkeljen e rregullave ndaj koronavirusit, sulmi ndaj punonjësit të shërbimit të urgjencës, dhe për veprime të dhunshme.

Kryeqyteti anglez iu nënshtrua kufizimeve të nivelit të dytë të mbylljes, në fillim të kësaj jave.

n.d./abcnews.al