Të vrarë dhe të plagosur në protestat që kanë përfshirë Bolivinë kundër presidentit Ivan Dukue. Ky i fundit paralajmëroi nisjen e dialogut kombëtar në përpjekje për të ulur tensionet.
Aromë revoltash në Kolumbi kundër qeverisë së presidentit Ivan Dukue, pas protestave të dhunshme në Bogota. Në juglindje të vendit tre agjentë policie u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën gjatë një sulmi në një stacion policie.
Lajmi u konfirmua nga vetë presidenti Duque i cili e quajti atentat terrorist. Sulmi ndodhi në ditën e dytë të protestave në shesh kundër politikave të qeverisë, pasi të enjten tre persona mbetën të vrarë në përplasjet e dhunshme med manifestusve dhe forcave të rendit.
Ministri kolumbian i mbrojtjes konfirmoi 98 arrestime, dhe plagosjen e 122 civilëve e 151 agjentëve të policisë.
Në fjalimin e transmetuar në television presidenti i vendit paralajmëroi përforcim të masave të sigurisë. Ai theksoi se kishte urdhëruar vendosjen në gadishmëri të patrullave të përziera mes forcave të policisë dhe ushtrisë, në zonat më kritike të vendit për të ruajtur rendin publik.
Një ditë më parë kryebashkiaku i Bogotas shpalli hyrjen në fuqi të shtetrrethimit duke filluar që nga ora 21 e mbrëmjes.
Një shtetrrethim që është shkelur menjëherë, pasi me qindra persona protestuan në shumë zona të kryeqytetit. Manifestuesit u mblodhën dhe para rezidencës private të presidentit Ivan Dukue, duke kënduar himnin kombëtar dhe duke përplasur objekte të zhurmshme.
Protesta u shpërnda nga agjentët e policisë të cilët përdorën gaz lotsjellës kundër turmës.
Në pushtet që prej 15 muajsh, Dukue po përballet me protestat kundër një qeverie qendrore të kohëve të fundit, ku mes manifestuesve janë dhe sindikatat, studentët, fermerët dhe partitë e opozitës.
Në përpjekje për të zbutur tensioned, presidenti i vendit deklaroi se javën e ardhshme do të nisë dialogu kombëtar me të gjithë sektorët për të përforcuar politikat sociale duke punuar së bashku për një vision afatgjatë./abcnews.al