Pas pak pritet të fillojë protesta e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit pas shembjes ditën e djeshme. Protesta mbështetet nga opozita, ndërsa gjatë ditës sot kanë ardhur në Tiranë një numër i madh mbështetësish edhe nga rrethet.
Abcnews.al mëson se artistët e kanë njoftuar policinë për protestën e sotme duke mos përcaktuar një orar përfundimi të saj.
Ata kanë vënë në dijeni policinë vetëm për orën e fillimit, e cila është 16:30, por në letër nuk ka asnjë orar kur pritet të mbarojë.
Ndërkohë, sipas Aktit Normativ për situatën e shkaktuar nga koronavirusi, protesta konsiderohet e paligjshme, rrjedhimisht policia nuk i ka kthyer përgjigje. /abcnews.al