Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protesta pro UÇK në Shkup/ Syla: Protesta u shty pas zgjedhjeve lokale, ende pa konfirmim nga autoritetet. Neglizhencë prej tyre!

schedule17:21 - 5 Dhjetor, 2025

schedule 17:21 - 5 Dhjetor, 2025

Organizata e Veteranëve të Luftës të ushtrisë çlirimtare të Kosovës do të mbajnë protesten e tyre të rradhës në Shkup me datë 13 dhjetor, ora 13 në sheshin Skenderbeu, edhe pse kjo nuk i ka pëlqyer kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski.

Nënkryetari i OVL-UÇK, Gazmen Syla, ka deklaruar për Ballkan Update se Organizata e Veteranëve të Luftës ka pasur një plan të qartë veprimi për të kundërshtuar, siç e quan ai, “padrejtësitë e bëra ndaj UÇK”.

Syla tha se protesta në Maqedoni ka qenë e planifikuar më herët, por është shtyrë për të mos ndikuar gjatë fushatës dhe zgjedhjeve lokale. Ai konfirmoi se është caktuar të mbahet më 13 dhjetor në Shkup.

Sipas tij, kërkesa zyrtare për mbarëvajtjen e protestës është dorëzuar te autoritetet më shumë se 10 ditë më parë, por ende nuk ka asnjë përgjigje, gjë që Syla e cilësoi si “neglizhencë të pajustifikueshme”.

“Organizata e Veteranëve të Luftës ka pasur plan veprimi për të kundërshtuar këtë padrejtësi. Protesta në Maqedoni ka qenë e planifikuar më herët, por kanë qenë zgjedhjet lokale dhe nuk kemi dashur të influencojmë. Protesta do të mbahet më datë 13, në shesh, bashkë me Ali Ahmetin, i cili ka qenë një prej udhëheqësve të UÇK-së. Ne kemi dërguar kërkesën për mbarëvajtjen e protestës, kërkesa është dërguar më shumë se 10 ditë më parë, por ende nuk kemi një konfirmim nga autoritetet. Këtë e shohim si neglizhencë nga ana e tyre dhe nuk kishim pse të prisnim e të humbnim kohë, ndaj e lançuam datën. Institucionet duhet të na pajisin me lejen.

E drejta e protestës është e garantuar me Kushtetutë; është paqësore dhe legjitime. Nuk ka asnjë arsye që qeveria të mos na japë lejen.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!