Protesta pro-Palestinës në Londër/ 40 të arrestuar, plagosen tre policë

schedule11:28 - 29 Maj, 2024

schedule 11:28 - 29 Maj, 2024

Dyzet persona u arrestuan të martën mbrëma në Londër, pas një demonstrate në mbështetje të palestinezëve, gjatë të cilave u plagosën tre policë. Demonstruesit vlerësohet të kenë qenë gjithsej 8,000 deri në 10,000 njerëz.

Por një grup prej rreth 500 personash nuk u larguan nga  Whitehall, në autostradën pranë Downing Street, dhe vazhduan të demonstrojnë “në shkelje të kushteve që ishin vendosur”, sipas një deklarate nga policia e Londrës.

Më pas u vendos një kordon policie për të frenuar demonstratën dhe më pas oficerët e policisë së trazirave ndërhynë, duke arrestuar disa persona.

Tre efektivë të policisë kanë mbetur të plagosur, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë.

Protestat u zhvilluan gjithashtu në Paris, ku policia përdori gaz lotsjellës kundër njerëzve që demonstronin pa leje, dhe në Meksikë, ku shpërthyen përleshjet midis protestuesve dhe policisë pranë ambasadës izraelite.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!