Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protesta prish “qetësinë” e Berishës/ Demokratët e përjashtuar të Durrësit mësyjnë në seli, akuza Berishës e Bylykbashit

schedule12:21 - 1 Prill, 2026

schedule 12:21 - 1 Prill, 2026

TIRANË- Demokratët e përjashtur të Durrësit i shkuan në seli Berishës për t’i kërkuar llogari për largimin e pamotivuar nga PD.

Dy anëtarët e Këshillit Bashkiak, Dritan Burgija dhe Arlind Boshku nga oborri i selisë thanë se ata nuk kishin punuar për PS, sikundër i akuzon Berisha.

Ata thanë se humbën në zgjedhje nga mafiozët e Bylykbashit, ndërsa tashmë mbështesin Salianjin dhe hapjen e partisë.



“Do dalin fiasko me mu, s’jam demokrat prej Berishës apo Nokës, jam demokrat me breza. Çfarëdo lloj akuze do t’i hedh poshtë. Me biznesin tim kam vite që kontribuoj edhe tek PD e Durrësit. Kurrë skam përfituar, nëse ka diçka që kam përfituar ta bëjnë publike. Parkimi është pronë private, kam patur luftë unë me bashkinë.

Bashkia e ka mbajt me të padrejtë dhe e shfrytëzonin jo pronarët e ligjshëm, është pronë private, iu vë në dispozicion certifikatën ku janë jam anëtar. Kurrë s’kam përfituar, përkundrazi jam goditur në bizneset e mia.”, tha Dritan Burgija, anëtar i Këshillit Bashkiak të Durrësit.

Ata përjashtuan nga grupi i PD në Këshillin Bashkiak të Durrësit pasi mbështetën Ervin Salianjin. Me gjithë veprimin e PD, Burgija dhe Boshku kanë dalë kundër vendimit të partisë dhe e kanë ankimuar pranë Komisionit të Apelimit/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!