Protesta për vrasjen e të riut, gjykata jep vendimin për 35 të arrestuar

schedule22:41 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 22:41 - 14 Dhjetor, 2020

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për 35 të arrestua të tjerë gjatë protestës së zhvilluar më datë 10 për vrasjen e të riut Klodian Rasha.

Gazetarja Glidona Daci raporton se gjyqtarja Ardiana Bera ka vendosur të lërë në burg vetë një nga të arrestuarit, për të cilin ka caktuar masën “arrest me burg me afat 15 ditë”. Ndërkohë, ka vendosur masën “arrest në shtëpi” për 10 protestues të arrestuar dhe  “detyrim paraqitje” për 24 të tjerë.

Më herët gjatë mbrëmjes së sotme gjykata caktoi masat e sigurisë për 24 persona të arrestuar në datën 11 dhjetor, prej të cilëve 10 u lanë në burg. /abcews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!