Artisti Robert Budina dhe kreu i PD në Durrës Ferdinand Dervishi janë proceduar nga Policia e Durrësit pas tubimit të organizuar pasditen e sotme për të mbledhur firmat për rindërtimin e Teatri.
LEXO EDHE: Artistët mbledhin firma në Durrës, Budina: Nëse ngrihemi të gjithë Meta shpërndan parlamentin
Policia bën me dije se ata janë vënë në hetim në gjendje të lirë për “Organizim dhe pjesëmarrje në manifestime dhe grumbullime të paligjshme” nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme./abcnews.al