Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të bashkohet me artistët përpara godinës së Teatrit Kombëtar rreth orës 22 të mbrëmjes së sotme.
Burimet bëjnë me dije se Basha do të qëndrojë gjatë gjithë natës me artistët në betejën e tyre dyvjeçare kundër shembjes së ndërtesës së teatrit.
Reagimi vjen ndërkohë që kryebashkiaku Erion Veliaj ka paralajmëruar se do të prezantojë të hënën projektin për ndërtimin e teatrit të ri.
Më herët këtë të enjte, kreu i demokratëve e konsideroi Teatrin si vijën e kuqe me të cilin do të përballet regjimi./abcnews.al