Protesta per studenten palestineze/ SHBA, kërkojnë lirimin e tyre dhe mbrojtjen e fjalës së lirë

schedule19:38 - 28 Mars, 2025

schedule 19:38 - 28 Mars, 2025

Protestuesit në Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar lirimin e studentëve të arrestuar në demonstratat pro Palestinës që janë mbajtur në disa kampuse universitare.

Qindra njerëz u mblodhën në mbështetje të Mahmoud Khalil, të cilin administrata e Donald Trump po përpiqet ta dëbojë nga SHBA për shkak të rolit të tij në protestat kundër Izraelit.

Khalil, 30 vjeç, u arrestua më 8 mars dhe më pas u dërgua në Luiziana, ku mbahet në një qendër paraburgimi imigracioni.

Khalil ka lindur në Siri, por është një banor i ligjshëm i SHBA-së i martuar me një shtetas amerikane.

Administrata e Trump ka thënë se dëshiron të dëbojë Khalil për shkak të rolit të tij të spikatur në protesta, të cilat sipas tyre përbënin mbështetje antisemitike për Hamasin, grupin militant që kontrollon Gazën.

Njerëzit e përfshirë në protestat e udhëhequra nga studentët mohojnë se kritikat e tyre ndaj Izraelit ose mbështetja e pretendimeve territoriale palestineze është antisemitike.

Mbështetje pati edhe për një tjetër studente të arrestuar me të njëjtën akuzë. 30-vjeçarja Rumeysa Ozturk u arrestua nga agjentë të maskuar dhe me rroba civile pranë shtëpisë së saj.

Autoritetet e akuzojnë se ajo ka protetsuar në mbështetje të Hamasit.

E reja kishte marrë pjesë në protestat në universitetin Tufts në Boston në mbështetje të Palestinës dhe bashkë më studentë të tjerë kishin botuar një artikull ku kritikohej qëndrimi i universitetit për luftën në Gaza.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!