Protesta për shembjen e teatrit, reagon ambasada amerikane

schedule17:10 - 18 Maj, 2020

schedule 17:10 - 18 Maj, 2020

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar për protestën që po zhvillohet sot për prishjen e Teatrit Kombëtar. Selia diplomatike ka lajmëruar qytetarët amerikanë që jetojnë në Shqipëri, që të mos lëvizin në zonat ku do të zhvillohet protesta.

“Sot në afërsi të Ministrisë së Brendshme në Tiranë, thuajse në qendër të qytetit mbahet një protestë. Kjo protestë pritet që të nisë në orën 16.30 minuta dhe nuk dihet sesa zgjat.

Qytetarët amerikanë që jetojnë në Shqipëri duhet të kenë kujdes dhe të shmangin daljen në këto zona: Shmangni vendet e mundshme të protestës, përfshirë Bulevardin Kombëtar

Shmangni çdo tubim publik të njerëzve. Monitoroni median lokale për të qenë në dijeni të asaj që ndodh. Jini të vetëdijshëm për rrethanat tuaja. Mbani një profil të ulët”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

LEXO EDHE: Nis protesta për shembjen e Teatrit Kombëtar

Ky është reagimi i parë i ambasadës, ndonëse nuk ka dhënë asnjë qëndrim për shembjen e Teatrit Kombëtar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!