Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protesta për rritjen e çmimeve, shpallen në kërkim 4 persona

schedule13:47 - 7 Tetor, 2021

schedule 13:47 - 7 Tetor, 2021

Policia e Tiranës ka referuar në Prokurori protestën e pasdites së djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kundër rritjes së çmimeve dhe ka proceduar katër persona.

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se po punojnë për shoqërimin e shtetasve, N. L, V. K, A. G dhe E. K, pasi akuzohen se kanë bllokuar në mënyrë të paligjshme rrugën, duke penguar qarkullimin e mjeteve. Sipas policisë, personat në fjalë, të cilët janë shpallur në kërkim janë pjesëmarrës dhe organizatorë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 06.10.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasve, N. L, V. K, A. G dhe E. K, pasi në bulevardin “Dëshmoret e Kombit”, kanë bërë bllokimin në mënyrë të paligjshme të rrugës, duke penguar qarkullimin e mjeteve, të identifikuar si pjesmarrës dhe organizatorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!