Protesta për rritjen e çmimeve, Lapaj në “Radarin Informativ”: Pati reflektim, kur do e vazhdojmë tubimin

schedule20:20 - 11 Tetor, 2021

schedule 20:20 - 11 Tetor, 2021

Avokati i njohur dhe aktivisti Adriatik Lapaj, ishte një nga protagonistët kryesor në protestën qytetare të zhvilluar së fundmi para kryeministrisë, ku kundërshtohej rritja e çmimeve.

Lapaj i ftuar në “Radarin Informativ” ka thënë se protesta e bëri punën e saj duke ushtruar një farë ndikimi tek qeveria në mënyrë që të mos rritej çmimi i energjisë elektrike.

Sipas tij tërheqja e kryeministrit Edi Rama nga rritja e çmimit të energjisë ishte një reflektim pas protestës së ndodhur.

“Kryeministri u tërhoq nga rritja e çmimit të energjisë. Dhe është një reflektim nga reagimi qytetar. ERE ishte bërë gati për ta rritur mesa di unë. Rëndësi ka që pati një reagim dhe çmimi nuk u rrit. Reagimi ka pasur një reflektim. Protesta do të vazhdojë” tha Lapaj.

I pyetur lidhur me kërkesat që kishin protestuesit, Lapaj tha që nuk duhet të rriten çmimet e produkteve të shportës për qytetarët. Sipas tij nuk duhet pasur një taksë e njëjtë si për produktet bazë dhe si për produktet e luksit.

“Kërkesat kanë qenë në lidhje me rritjen e çmimeve të shportës dhe ndërhyrjen e marrjes së masave. Shteti nuk e rregullon gjithmonë tregun por duhet të ketë politika afër qytetarëve. Nuk kanë taksë vendet e tjera si për produktet e luksit si për produktet e shportës. 20% si ai që merr makinë tipi i fundit si ai që blen bukë për fëmijë. Mund të taksohen njësoj?” tha Lapaj.

Ndërkohë lidhur me çmimin e lartë të karburanteve, Lapaj tha se mund të shmanget taksa e qarkullimit pasi në çmimin e karburantit janë të përfshira 6 taksa.

“Ndërhyrja duhet të bëhet. Se këtu rritet çmimi dhe nuk bie më. Duhet të bëjë rolin amortizues që të mos përplasen të dy palët. Ne për një litër karburant paguajmë 110 lek. 30 lek taks karboni 30 lekë taks ngjyre, etj. Janë 6 taksa. Në vendet e tjera heq taksën e qarkullimit për të ruajtur balancë. E paguan tre herë me këto të tjera. Në kolaudim tek rruga e kombit kur kalojmë. Është një krizë e përbashkët.” tha Lapaj. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!