Protesta për lirimin e ish presidentit të Gjeorgjisë

schedule15:45 - 15 Tetor, 2021

schedule 15:45 - 15 Tetor, 2021

Mijëra persona kanë protestuar në rrugët e Tbilisi duke kërkuar lirimin nga burgu të ish-presidentit të Gjeorgjisë Mikheil Saakashvili. Saakashvili, president i Gjeorgjisë nga 2004 në 2013, u arrestua më 1 tetor pasi u kthye nga Ukraina.

53-vjeçari pro-perëndimor dhe themeluesi i forcës kryesore opozitare të Gjeorgjisë u dënua në mungesë nën akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe u dënua me gjashtë vite burg në 2018. Ai ka mohuar çdo akuzë. Saakashvili njoftoi një grevë urie disa orë pas arrestimit ndërkohë mjeku i tij tha këtë javë se gjendja e tij po përkeqësohej.

Tubimi i rreth 30,000 personave në Sheshin e Lirisë të Tbilisi të enjten theksoi edhe një herë tensionet përpara balotazhit të kryetarëve të bashkive në gjashtë qytetet më të mëdha të Gjeorgjisë të planifikuar për 30 tetor.

Përpara demonstratës, kryeministri Irakli Garibashvili tha se Saakashvili ishte duke u përpjekur të “nxisë trazirat dhe destabilizojë vendin”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!