Protesta për lirimin e Belerit/ Idrizi: U mbështet nga pinjollët e Napolon Zervës që kreu gjenocidin ndaj popullsisë çame

schedule19:39 - 15 Gusht, 2023

schedule 19:39 - 15 Gusht, 2023

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Shpëtim Idrizi ka reaguar në lidhje me protestën e zhvilluar të hënën në Himarë, ku kërkohej lirimi nga burgu i kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Beleri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Idrizi u shpreh se ata që mbështetën protestën, kryetari i bashkisë së Athinës, Bakojanis, kryetari i bashkisë së Selanikut Kostandinos Zervas dhe Vangjel Dule i PBDNJ, erdhën në Himarë si pinjollët e Napolon Zervës, që sipas tij, është krimineli që në vitin 1945 kreu gjenocid kundër popullsisë çame.

Idrizi deklaroi se mbështetësit e protestës kërcënuan me integrimin e Shqipërisë dhe helenizimin e jugut.

Ndër të tjera, Idrizi shtoi se drejtësia e harruar për Çamërinë, është drejtësi e munguar.

Postimi i Idrizit në rrjetin social, Facebook

Në Himarë erdhën si krushq, pinjollët e Napolon Zervës! Në mes të gushtit në Himarë u kërcënua  me integrimin e Shqipërisë dhe helenizimin e jugut! Drejtësia e harruar për Çamërinë, është drejtësi e munguar!

Protestës së organizuar për t’i kërkuar drejtësisë shqiptare lirimin e Belerit, ju bashkuan të ardhur nga Greqia dhe një grumbull dishepujsh të Napolon Zervas të dalë nga zgafellat e Luftës së Dytë Botërore, që s’kanë asnjë lidhje me popullin e Himarës apo me ata që ndjehen minoritet grek.

Në mes të zhegut të Gushtit kërcënuan Shqipërinë me duart e forta të integrimit dhe jugun e Shqipërisë me helenizim.

Kësaj skote naconaliste të verber greke i printe kryetari i bashkisë së Athinës, Bakojanis dhe kryetari i bashkisë së Selanikut Kostandinos Zervas dhe sigurisht s’mund të mungonte dhe “dhuleja” i Greqisë, Vangjel Dule që me zërin e hollë kërcënonte që:

“Ju nuk dini me kë po ngatarroheni” ?!

Banorët e Himarës mund të kenë plotësisht të drejtë që të jenë të pakënaqur me punën e Goros.

Ata që ja u bënë peshqesh Fredi Belerin nuk e vunë për të zgjidhur hallet e problemet e tyre, por si “kryedash” për helenizim e jugut dhe nxitjen e tensioneve ndër etnike në Himarë.

Prandaj ju erdhën si krushq, pinjollët e Napolon Zervës. Kyetari i bashkisë së Athines, Bakojanis i cili ka inaguruar në Athinë, Muzeun e Luftës dhe shtëpinë e Kriminelit që masakroi e përzuri shqiptarët e Çamërisë nga trojet e tyre. ( foto 1- 2 ) Kryetari i bashkisë së Selanikut, Kostandin Zervas që në biografinë e tij shkruan: “babai im ishte njeri i afërt i Napolon Zervas dhe që gjyshi i tij ishte nga Korca e Vorio Epirit” ?!!! ( foto 3 )

Për të gjithë ata që “se dinë” ; Napolon Zerva ishte krimineli që në krye të paramilitarëve grekë në periudhën Qershor 1944 – Mars 1945, bëri Gjenocodin më të tmerrshëm në histori ku masakroi 20 % të popullsisë dhe përzuri e spastroi etnikisht  90 % të çamëve nga trojet e tyre.

U rrafshuan 68 fshatra, 159 të tjere u grabitën … Drejtësia e harruar është drejtësi e munguar !Të drejtat universale të njeriut s’mund të jenë për disa po e për disa jo! Ne nuk Harrojmë !

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!