Mijëra punëtorë kanë humbur jetën në Katar, gjatë punës për ndërtimin e stadiumeve ku do të luhen ndeshjet e Botërorit të vitit 2022. Në Norvegji nisën menjëherë reagime të ashpra dhe klube të ndryshe futbollit i kërkuan Federatës të mos merrte pjesë në Katar “2022”.
Me nisjen e ndeshjeve kualifikuese pati edhe një mesazh nga Norvegjia, ndërkohë që më pas ju bashkua edhe Gjermania. Edhe Belgjika ka reaguar, teksa futbollistët kanë zbritur në fushë me fanella me mbishkrimin “Futbolli mbështet zhvillimin”.
Vetë Federata Belge e Futbollit shkruan: “Ne në mënyrë aktive ngrihemi kundër racizmit dhe nuk po i shpërfillim problemet në Katar. Me këtë veprim simbolik, ne u bëjmë thirrje organeve ndërkombëtare dhe të gjitha federatave të futbollit që të bashkohen për të bërë hapin e madh.
Ne kërkojmë me forcë që të përmirësohen kushtet e punës dhe të drejtat e njeriut në Katar. Futbolli ka fuqinë për të krijuar ndryshime pozitive, le ta përdorim atë fuqi tani”. /abcnews.al
We demand stronger action to improve working conditions and human rights in Qatar. Football has the power to create positive change, let’s use that power now!
— Belgian Red Devils (@BelRedDevils) March 30, 2021