Në ambientet e jashtë të Partisë Demokratike ka mbërritur ambulanca për t’u ardhur në ndihmë dy të moshuarve që kanë nevojë për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë pjesa tjetër e protestuesve po shpërndahen për shkak të efektit të sprajit që u hodh në momentin kur u sulmua godina e PD.
Selia blu është marrë në mbrojtje nga policia pas kërkesës së Lulzim Bashës për të ndërhyrë. m.v/Abcnews.al