Ka përfunduar pas gati 2 orësh protesta e opozitës e thirrur nga Sali Berisha para parlamentit.
Protesta ashtu siç ishte paralajmëruar ka nisur në orën 17:00, para parlamentit, orar që përkon me nisjen e seancës plenare dhe përfundoi rreth orës 19:00.
Protesta nisi me tensione, fillimisht ishte një numër deputetësh të përjashtuar që u përplasën me gardën pasi tentuan të futen në ambientet e brendshme.
Më pas tensione ka pasur edhe mes protestuesve dhe policisë, ku janë hedhur lënë piroteknike, të cilët lënduan 3 efektivë policie.
Në përfundim të protestës u shoqëruan në Komisariatin nr.1 3 qytetarë.
18:54 Protesta, Berisha në podium: Prania juaj këtu i detyroi të largohen nga parlamenti
Ish-kryeministri Sali Berisha, pas fjalës në kuvend dhe për mediat jashtë godinës së kuvendit, ka mbajtur një fjalim edhe para protestuesve që ishin mbledhur prej gati 23 orësh.
Berisha u shpreh se ata po mbrojnë një kuazë të drejtë dhe po ashtu cilësoi Ramën dhe McGonigal si tradhtarë të kombeve të tyre
18:27 VIDEO/ Kaos dhe zhurmë me bilbil, përjashtohet Flamur Noka
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, njoftoi përjashtimin e Flamur Nokës, i cili shkaktoi kaos duke i rënë bilbilit pa pushim. Pavarësisht paralajmërimeve të njëpasnjëshme, Flamur Noka duket se në seancën e sotme kishte marrë rolin e “zhurmuesit”.
Ai u bë protagonist në disa raste dhe tentoi t’ua pamundësojë fjalën deputetëve të Partisë Socialiste, mes të cilëve dhe kryetari të grupit parlamentar të PS, Taulant Ballës. Ky u fundi kërkoi mbylljen e seancës plenare, kërkesë e cila u miratua dhe kështu seanca e sotme u mbyll pas 1,5 orësh diskutimesh dhe përplasjesh mes dy grupeve politike
18:20 Protesta para parlamentit, Meta: Kanë tmerr nga fjala e opozitës dhe nga e vërteta
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është bashkuar protestës së opozitës para parlamentit.
Në një moment Meta hipi në podium dhe mori fjalën duke u shprehur se qeveria ka tmerr nga fjala e opozitës dhe nga e vërteta.
Po ashtu ai shtoi se pagat e policëve dhe mësuesve janë më të ulëtat në rajon.
17:56: FOTO/ Lëndë piroteknike drejt policisë, lëndohen disa efektivë
Protesta e thirrur nga Sali Berisha para parlamentit ka qenë e tensionuar deri më tani. Fillimisht ishin deputetët e përjashtuar të PD-së që u konfliktuan me gardën pasi tentuan të futeshin në ambientet e brendshme.
Pas kësaj, ishin qytetarët ata që nisin të konfliktohen me policinë. Situata u tensionua kur në drejtim të policisë filluan të hidheshin mjete piroteknike.
Bëhet me dije se për pasojë janë lënduar disa efektivë të cilët kanë marrë dëmtime në duar, këmbë dhe fytyrë. Për fat të mirë mësohet se nuk kanë gjë serioze.
Si pasojë mësohet se janë shoqëruar 3 protestues.
17:23 VIDEO/ Tensionohet protesta, hidhen tymuese, përplasje me policinë
Është tensionuar situata para parlamentit, pasi protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike ndaj policisë.
Pjesë e protestuesve që po përplasen me policinë është edhe deputeti Luçiano Boçi.
17:13 Protesta/ Protestuesit tentojë të çajnë kordonin e policisë, shtohen forcat
Protesta e opozitës para parlamentit ka nisur me tensione.
Fillimisht ishin deputetët e Partisë Demokratike, ata që u përplasën me gardën pasi tentuan të futeshin në ambientet e parlamentit edhe pse janë ende të përjashtuar.
Protestuesit me anë të nje “led wall” kanë para të gjithë ngjarjen dhe në një moment, një grup të rinjsh kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë, por nuk ia kanë arritur.
16:55 Janë të përjashtuar, deputetët e PD-së tentojnë të hyjnë me forcë në parlament, përplasen me gardën
Pak minuta para nisjes së seancës plenare dhe njëkohësisht edhe nisjen se protestës të thirrur nga Sali Berisha, ka pasur tensione në hyrje Kuvendit.
Mësohet se disa deputetë të Partisë Demokratike të cilët janë përjashtuar me 10 ditë nga parlamenti po tentojnë të hyjnë me forcë, por nuk janë lejuar nga garda.
Deputetët që janë duke u përplasur janë Albana Vokshi, Luan Baci dhe Luçiano Boçi.
16:47 Protesta/ Berisha del nga “selia blu”, në këmbë drejt parlamentit
Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka lënë “selinë blu” dhe i është drejtuar parlamentit, aty ku në orën 17:00, pritet që të nisë protesta e thirrur në fundin e protestës së 11 shkurtit.
Pak para protestës Berisha mblodhi Grupin Parlamentar ku u shpreh se deputetët e PD në parlament janë trajtuar në mënyrë antikushtetuese dhe kjo protestë do të jetë pikërisht për të mbrojtur interesat e qytetarëve që kanë votuar opozitën.