Në prag të debatit mes zëvendëspresidentes amerikane, Kamala Harris dhe ish presidentit, kandidatit republikan, Donald Trump, dhjetëra palestinezë kanë protestuar lidhur me luftën në Gaza.
Me pankarta në duar, protestuesit u kanë “bërë pritë” kandidatëve presidenciale në Philadelphia.
Përballja në mbrëmjen e së martës, do të jetë e para live në skenë midis Harris dhe Trump, me synimin për të fituar vlerësimin e një publiku mbarëkombëtar dhe në të njëjtën kohë për të shënuar fillimin e sprintit final deri në ditën e zgjedhjeve, të martën e 5 nëntorit.
Trump mban një epërsi të fortë edhe në çështjet kryesore që lidhen me ekonominë, sigurinë kombëtare, emigracionin, por jo me dallimet kaotike që dolën në favor të tij me ish-kundërshtarin Joe Biden.
Nga ana e saj, Harris pothuajse fshin kundërshtarin e saj për çështje që lidhen me klimën, kujdesin shëndetësor dhe mbrojtjen e të drejtave individuale./abcnews.al