10 policë u plagosën nga romët mbrëmjen e së martës pas plagosjes së 16 vjeçarit në Selanik. Nga policët e plagosur, gjashtë janë goditur me sende të ndryshme të hedhura ndaj tyre nga romët dhe katër nga predha. Romët u mblodhën mbrëmjen në zonën e Aulizës, ndezën zjarre dhe hodhën sende ndaj policisë.
Ndërkohë policia arrestoi dy persona. Protestat nisën pas plagosjes së një 16 vjeçari, i cili po përndiqej nga policia pasi nuk pagoi karburantin. Sipas informacioneve, 16 vjeçari i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, pasi është konstatuar se ka marrë një plumb në kokë.