Protesta në Tiranë, policia: Është dëmtuar me kapsoll në pjesën e syrit një efektiv policie

schedule20:09 - 12 Dhjetor, 2020

schedule 20:09 - 12 Dhjetor, 2020

Një specialist për hetimin e krimit në Komisariatin nr. 1 ka mbetur i plagosur nga protesta e zhvilluar ditën e sotme në Tiranë.

Sipas policisë ai është dëmtuar në pjesën e syrit nga kapsollat e hedhura nga protestuesit. Ai është dërguar menjëherë në spitalin “Nënë Tereza” ku po merr ndihmën e parë mjekësore.

“Rreth orës 19:30, tek Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, si pasojë e gurëve dhe kapsollave të hedhura në drejtim të punonjsve të policisë nga turma e protestuesve është dëmtuar në pjesën e syrit nga një kapsollë një Specialist për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.1, i cili u transportua menjeherë për ndihmë mjeksore për në spitalin “Nënë Tereza”, njofton policia./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!