Protesta në Tiranë, kryeministrja serbe: Disa njerëz nuk shkëputen nga e kaluara, Vuçiç është vizionar

schedule08:35 - 21 Dhjetor, 2021

schedule 08:35 - 21 Dhjetor, 2021

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç ka reaguar në lidhje me protestën e organizuar një ditë më parë në Tiranë kundër vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Ajo tha se disa politikanë në rajon ende nuk mund të shihnin një të ardhme tjetër dhe se politika e tyre e vetme është konflikt dhe jo bashkëpunim.

Ajo thotë se ka folur me Vuçiç dhe ai nuk është mërzitur për këtë incident. “Kam biseduar me presidentin dhe gjithçka është në rregull. Ai nuk është mërzitur. Kemi biseduar edhe për gjëra të tjera. Ai thotë se gjithçka është mirë dhe nuk është mërzitur”, tha ajo duke shtuar se këto protesta janë përkrahur dhe nga disa qarqe të ndryshme në Beograd.

Ajo shtoi se njerëzit po tërhiqen nga forcat e të kaluarës por ka edhe nga ata që po tërhiqen drejt të ardhmes.

“Këto janë dy botë që ne i shohim ende në Tiranë ashtu si mund t’i shohim kudo në rajon. Disa njerëzi nuk mund të imagjinojnë një të ardhme të ndryshme nga e kaluara ashtu siç ishte ajo në rajon” tha kryeministrja serbe.

Brnabiç e cilësoi Vuçiç një njeri vizionar që ka parë se duhet bërë diçka ndryshe për të rinjtë që ka lidhje me gjëra që na bashkojnë dhe jo ato që na ndajnë. Sipas saj njerëzit mund të jenë më të bashkuar nga liria e lëvizjes së vetë atyre, të kapitalit, parave, shërbimeve dhe në fund të fundit të të dhënave pasi të gjithë në rajon kanë nevojë për të krijuar kushtet për një të ardhme tjetër.

E pyetur se kush nuk ishte i interesuar për nismën e Ballkanit të Hapur, Brnabiç tha se disa politikanë në rajon kanë mbetur të mbërthyer në të kaluarën dhe se ata kishin frikë se një nismë e tillë do të nxirret në pah dobësitë e tyre sepse. Ajo beson se në refuzimin e Malit të Zi për t’iu bashkuar nismës, ka mungesë të të kuptuarit se çfarë do të thotë dhe si ndikon në integrimin evropian.

Sipas saj sa më shpejt të pajiset plotësisht “Ballkani i Hapur”, aq më afër BE-së do të jenë të gjithë dhe sa më i madh të jetë fluksi i investimeve, aq më shumë të rinj do të qëndrojnë në rajon, dhe ai do të jetë më i qëndrueshëm. Brnabiç tha se Serbia dëshiron të zgjerojë ndikimin e saj ekonomik, por nuk ëndërron për “Serbinë e Madhe” në kuptimin territorial. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!