Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Protesta në Tel Aviv, mijëra njerëz bëjnë thirrje për armëpushim dhe paqe

schedule08:46 - 19 Janar, 2024

schedule 08:46 - 19 Janar, 2024

Mijëra njerëz u mblodhën në Tel Aviv mbrëmjen e së enjtes për të kërkuar një armëpushim në Gaza dhe paqe me palestinezët.

Protestat po zhvillohen përsëri në Izrael ndërsa zemërimi po rritet ndaj administratës së Netanyahut, e cila nuk ka arritur të lirojë robërit pavarësisht luftës shkatërruese, shkruan Al Jazeera.

Disa nga familjet e robërve ishin gjithashtu të pranishëm gjatë protestave, ku shumë demonstrues mbanin pankarta ku shkruhej “Paqja fillon me shpresë” dhe “Paqja është zgjidhja e vetme”.



“Njerëzit thonë se vetëm paqja do të sjellë siguri për Izraelin,” tha Teresa Bo e Al Jazeera, duke raportuar nga Tel Aviv. “Na thuhet se shumë nuk mbajnë flamuj palestinezë sepse kanë frikë se mund të arrestohen.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!