Takimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët në Londër, protesta para godinës ku u zhvillua takimi, si dhe protesta e opozitës në Tiranë një ditë më parë, ishin temë diskutimi këtë të mërkurë në “Bardh a Zi”.
Deputeti i PS-së, Lavdrim Krrashi e cilësoi takimin si madhështor. Duke u ndalur te protestja atje, deputetja e PD-së, Andia Ulliri deklaroi se emigrantët kishin të drejtë që të protestojnë.
Ndërkohë, gazetari Flogert Muça tha se PD prishi protestën e emigrantëve.
Pjesë nga diskutimi:
Lavdrim Krrashi: Ishte takim i kryeministrit me shqiptarët që jetojnë në Angli. E drejta e njerëzve për të protestuar është e drejta themeltare. Takim me komunitetin shqiptar në tempullin e demokracisë, natyrshëm që do të ndiqen rregullat që ka Londra dhe në këtë sens, ishte një takim madhështor. Pati përpjekje të vogla për të ndërprerë aktivitetin.
Flogert Muça: Ata e treguan vetë se kush ishin ata që bënë dëmin sepse kishin flamuj partie me vete. Këtu nuk ka asnjë problem. Kishte flamurin e PD tjetri. Një nga organizatorët e takimit të Berishës në Londër me skype dhe të protestës në atë ditë, ishte. Ata që organizuan takimin e doktorit, bënë dhe kundër mitingun ndaj Ramës.
Marsid Gupi: E shikoj se si trajtohet aspekti i forcës në një raport me minorancës. Ajo që dënoj është sjellja. E kemi parë Ramën që në takimet me njerëz, gjithmonë shkëmben batuta edhe kur i del dikush kundër. Një lider perëndimor nuk i përgjigjet dhunës me dhunë por me batutë. Ti je kryeministër dhe ca problemi të prish nëse të përgjigjen pesë vetë me ‘o hajdut’.
Andia Ulliri: Përgjigjia kurrë nuk është dhuna por s’mund ta përjashtojmë faktin se aty pati ushtrim dhune. Ndoshta përgjegjësit të japin llogari. S’duhet që të ketë ushtrim të dhunës dhe dikush të dhunohet se ka mendim ndryshe. Kryeministri ka të drejtën të bëjë takime por edhe shqiptarët e Anglisë, që kanë përfunduar atje, kanë përfunduar si viktima të trafikimit, kanë të drejtë të protestojnë ndaj politikave që s’janë ndërmarrë kurë. Diasporën shqiptare mund të themi se e kemi lënë në baltë. Por dhuna nuk është zgjidhja. Londrën e duam shumë se kishte momente që shqiptarët largoheshin me kamiona.
Flogert Muça: Ju atë ditë keni vjedhur një protestë. E di çfarë ka ndodhur? Unë kam komunikuar me njerëz që kanë qenë në protestë dhe më thanë se pse je kundër protestës? Thashë jam kundër kundërmitingjeve se janë kundër edhe për ata që i organizojnë dhe më tha që s’kam qenë fare pjesë e organizimit t PD por erdhën me flamuj dhe na u ndeshën sikur ishim me ta. Në këtë kuptim kei vjedhur protestën e atyre që kanë dalë për të protestuar. Një infiltrim me flamur ka prishur protestën.