Protesta në Shkodër, Rama: Terroristët e Boko Haramit i përdorin fëmijët si kamikazë

schedule13:17 - 12 Dhjetor, 2020

schedule 13:17 - 12 Dhjetor, 2020

Kryeministri edi Rama ka reaguar ndaj protestës së dhunshme të zhvilluar mesditën e kësaj të shtune në Shkodër.

Rama përmes një postimi në Twitter dhunën ndaj selisë së PS-së në këtë qytet e ka cilësuar si një akt terrorizmi.

LEXO EDHE: Zbrazën selinë e PS-së dhe dogjën gjithçka, ndërhyjnë “specialet”, gaz lotsjellës në Shkodër

“Terroristët e Boko Haramit i përdorin fëmijët si kamikazë, nuk janë të parët në radhën e abuzuesve të minorenëve! Historia njeh disa raste kriminale me fëmijët, por që të shfaqej në Shqipëri si streha e fundit e maskarallëkut të politikës opozitare kjo është tejet e dhimbshme!”, shkruan Rama.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!