Rusia është përfshirë nga protestat kundër reformës së pensionit, protesta këto të organizuara nga lideri i opozitës në vend Navalni. Sipas organizatave jo qeveritare, policia ka arrestuar më shumë se një mijë persona.
Më shumë se një mijë persona janë arrestuar nga policia në Rusi pasi morën pjesë në protestat kundërr rritjes së moshës së pensionit, të organizuara nga përfaqësuesi I opozitës Aleksei Navalni. Lajmi është konfirmuar nga organizatat jo qeveritare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Sipas kësaj organizate, vetëm në Shën Petërburgu arrestuan 452 persona dhe 183 të tjerë në Ekaterinburg. Por të arrestuar ka pasur dhe në qytetet e Krasnodar, Perm, Moskë, Omsk e Kazan.
Në kryeqytetin rus mbështetësit e Navalni janë takuar në sheshin qendror Pushkin, ku numëroheshin deri në katër mijë perona. Më pas në grupe të vogla ata u drejtuan për në Kremlin. Mes parualalve më të shpeshta ishte ajo: Putin dil në pension, pikërisht para pallatit të senatit. Më pas policia ka ndërhyrë me forcë duke ushtruar dhe dhunë ndaj protestiesve. Mes të arrestuarve janë dhe shumë bashkëpunëtorë të Navalni. /abcnews.al