Polakët u dyndën në qendrat e qyteteve anembanë vendit të dielën për të mbrojtur një televizion në pronësi të SHBA-së, i cili është në shënjestër nga qeveria e krahut të djathtë të vendit dhe për të mbrojtur lirinë e medias në një vend të Bashkimit Europian ku normat demokratike po minohen çdo ditë e më shumë, shkruan euronews
Protestuesit po protestojnë gjithashtu kundër planeve të qeverisë për të kufizuar hyrjen e gazetarëve në parlament. Opozita polake prej ditësh është e impenjuar në një fushatë sensibilizmi e drejtuar nga lideri Donald Tusk i cili bëri apel për unitet pasi është e vetmja mënyrë për të fituar dhe për të përzënë autoritetin negativ.
Opozita pretendon se qeveria populiste e djathtë e Polonisë është e vendosur të konsolidojë kontrollin e saj politik në gjykata duke bllokuar mediat kritike. Manifestuesit u shprehën se përpjekjet për të bllokuar televizionet janë vetëm hapi i radhës drejt ndërtimit të një shteti autoritar, raporton abcnews.al
Qeveria polake mbron me këmbëngulje ligjin në fjalë duke thënë se është i rëndësishëm për sigurinë kombëtare dhe për të garantuar se asnjë shoqëri jashtë Europës të mund të kontrollojë kompanitë që konkurrojnë për të formuar opinionin publik.
Shtetet e Bashkuara, një aleat i ngushtë i Varshavës, u kishin kërkuar ligjvënësve që të mos miratonin ligjin. I ngarkuari me punë i SHBA-së, Bix Aliu, tha se SHBA ishte “jashtëzakonisht e zhgënjyer” nga miratimi i projektligjit dhe i kërkoi Dudës “të përdorte udhëheqjen e tij për të mbrojtur fjalën e lirë dhe biznesin”.
/abcnews.al