Protesta në Poloni/ Fermerët bëjnë thirrje kundër politikave të BE-së

schedule15:14 - 27 Shkurt, 2024

schedule 15:14 - 27 Shkurt, 2024

Mijëra fermerë polakë mbushën sot rrugët e Varshavës kundër politikave të Bashkimit Europian dhe importit të ushqimeve të lira nga Ukraina.

Protestuesit kanë bërë thirrje që qeveria polake të tërhiqet nga “Marrëveshja e Gjelbër” e Bashkimit Europian, një plan që ndër të tjera synon të luftojë ndryshimet klimatike duke reduktuar përdorimin e pesticideve.

Kryetari i Sindikatës së Organizatave Bujqësore, Slavodmir Izdebski, theksoi se bashkë me fermerët në kryeqytetin polak kanë ardhur edhe minatorët e sindikatës “80 Gushti”, shoferë kamionësh dhe punëtorë të tjerë të pakënaqur.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!