Protesta në mbrojtje të Palestinës në Tiranë, 15 të proceduar për thyerje të rregullave anti-covid

schedule12:33 - 17 Maj, 2021

schedule 12:33 - 17 Maj, 2021

Policia në Tiranë ka proceduar penalisht 15 persona që kanë marrë pjesë në protestën e organizuar të shtunën në sheshin “Skënderbej” në mbrojtje të Palestinës.

Mësohet se 15 qytetarët janë proceduar në gjendje të lirë për thyerje të rregullave anti-covid.

NJOFTIMI

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 3 filloi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”, për shtetasit:

S., 23 vjeç, B. L., 28 vjeç, A. B., 47 vjeç, A. D., 26 vjeç, F. B., 22 vjeç, E. Z., 44 vjeç, E. K., 35 vjeç, A. M., 21 vjeç, F. L., 27 vjeç, E. P., 23 vjeç, A. J., 53 vjeç, E. R., 48 vjeç, I. D., 36 vjeç, A. H., 36 vjeç dhe O. G., 31 vjeç.

Një numër qytetarësh dolën në fundjave në një protestë paqësore për të mbështur Palestinës pas përplasjeve të armatosura që vijojnë prej një jave në Lindjen e Mesme.

Ata mbanin në duar pankarta me slogane, “Jam Palestina a po më dëgjoni?”, “Lironi Palestinën”, “Shqipëria qëndron pranë Palestinës”. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!