Protesta në Jerusalem, kërkohet largimi i kryeministrit Netanyahu

schedule19:14 - 25 Nëntor, 2023

schedule 19:14 - 25 Nëntor, 2023

Demonstrues të shumtë në në Jerusalem kanë bërë thirrje për shkarkimin e menjëhershëm të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu nga detyra.

Protestuesit ishin mbledhur jashtë ambienteve të një prej rezidencave të tij private në qytet.

Në ditën e dytë të armëpushimit të përkohshëm Izrael-Hamas, do të lirohen 14 pengje izraelitë të mbajtur nga Hamasi në këmbim të 42 të burgosurve palestinezë, në një raport tre me një.

Tel Avivi zyrtar, në këmbim liroi 39 të burgosur palestinezë, mes tyre 24 gra dhe 15 adoleshentë. Gjatë armëpushimit 4-ditor, grupi militant është zotuar se do t’i lirojë të paktën 50 prej rreth 240 pengjeve që i ka marrë gjatë sulmit vdekjeprurës të 7 tetorit, ndërsa telaviv do të lirojë rreth 150 të burgosur./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!