Protesta të dhunshme në Hong Kong ku policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome për të rimarrë nën kontroll situatënmediat në vend konfirmuan dhe arrestimin e disa prej protestuesve.
Policia e Hong Kong përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë manifestuesit e mbledhur në parkun e Tuen Mun, të cilët hodhën bomba Molotov ndaj agjentëve të policisë. Përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë u regjistrian dhe në stacion e metrosë pranë parkut, ku manifestuesit kishin vendosur dhe barrikada. Forcat special përdorën dhe plumba gome për të rimarrë kontrollin e situatës. Televizioni publik i Hong Kong raportoi se disa persona janë arrestuar, ndërkohë që në shesh ka pasur dhe manifestues në mbështetje të Pekinit. Me dhjetëra aktivistë kanë pastruar muret ku ishin shkruar parulla të ndryshme për demokracinë dhe kundër ndërhyrjes së vazhdueshme të Kinës në ish koloninë britanike. Iniciativa u promovua nga një deputet pro Pekinit i cili u kërkoi mbështetësve të tij të pastronin muret e qytetit. Pjesa më e madhe e parullave ishin vargje të marra nga tekstet e këngëve të Beatles. /ABC News Albania 24/7