Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protesta në Haiti pas vrasjes së 14 oficerëve të policisë nga bandat e krimit

schedule08:40 - 27 Janar, 2023

schedule 08:40 - 27 Janar, 2023

Rrugët në Haiti janë mbushur nga protestuesit pas vrasjes së 14 oficerëve nga bandat e krimit. Oficerët kanë fajësuar qeverinë se nuk ka marrë masa. Më shumë se 100 demonstrues bllokuan rrugët, dogjën gomat, thyen kamerat e sigurisë dhe dëmtuan automjetet.

Mediat lokale thanë se disa oficerë depërtuan nëpër portat e rezidencës së kryeministrit dhe u përpoqën të hynin në aeroportin ndërkombëtar të Haitit. Unioni Kombëtar i Oficerëve të Policisë së Haitit thotë se 14 persona janë vrarë që nga fillimi i vitit në sulme të ndryshme të bandave në stacionet e policisë.

Shtatë oficerë u vranë në shkëmbim zjarri vetëm të mërkurën, sipas Policisë Kombëtare të Haitit.

Dhjetëra civilë dhe oficerë policie të zemëruar dolën në rrugë në Port-au-Prince për të denoncuar dhunën pas vrasjes së dy oficerëve brenda një stacioni policie në një qytet në veri të Haitit dhe vrasjes së katër të tjerëve.

Disa prej tyre thuhet se shkuan në rezidencën zyrtare të kryeministrit Ariel Henry, tha Vant Bef Info. Kur e gjetën bosh, ata u drejtuan për në aeroportin Port-au-Prince, ku Henry sapo kishte mbërritur pas një samiti në Argjentinë.

Protestuesit me sa duket u përpoqën të hynin në aeroport duke thyer xhamat e tij, por Henry arriti të largohej.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!