Protesta në Ditën e Punëtorëve në Turqi, 100 të arrestuar

schedule14:49 - 1 Maj, 2021

schedule 14:49 - 1 Maj, 2021

Dhjetra protestues janë arrestuar  në Stamboll gjatë një marshimi për 1 Majin, pavarësisht një shtetrrethimi të vendosur nga qeveria për shkak të kufizimeve të COVID-19.

Të paktën 100 janë arrestuar pas përplasjeve me policinë. 1 maji njihet në shumë vende si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve dhe është një festë publike në disa kombe, përfshirë Francën.

Në Turqi, gjatë 1 Majit ka pasur vazhdimisht protesta kundër qeverisë duke çuar në përplasje mes protestueseve dhe policisë. Shoqata e Avokatëve të  Stambollit tha për AFP se numri i arrestimeve mund të jetë  170 persona. Ka pasur gjithashtu të paktën 11 të arrestuar në Ankara.

Turqia ka vendosur një bllokim të rreptë që nga 29 Prilli për shkak të një vale vdekjeprurëse të tretë të COVID-19./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!