Protesta në Devoll për naftën dhe taksat, procedohen 10 vetë

schedule12:25 - 15 Dhjetor, 2018

schedule 12:25 - 15 Dhjetor, 2018

Dhjetë persona, mes tyre organizatorë dhe pjesëmarrës në protestën e të premtes në Devoll janë proceduar penalisht nga policia.

Ata akuzohen për organizim, pjesëmarrje në protesta të paligjshme dhe pezullim të qarkullimit të mjeteve.

Një ditë më parë banorët e zonës së Devollit bllokuan për një orë rrugën Korçë- Kapshticë në shenjë proteste kundër rritjes së çmimit të naftës dhe taksat e larta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!