Mijëra protestues të zemëruar me masat anti-Covid kanë protestuar në Bruksel. Turma fillimisht u mblodh në një park të Brukselit dhe u bëri thirrje europianëve të protestojnë për lirinë e tyre.
Policia u detyrua të përdorë gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, dhe madje pati përplasje midis protestuesve. Belgjika është një nga vendet më të prekura nga virusi, dhe ndërsa numri i personave të shtruar në spital dhe fushata e vaksinimit ka treguar shenja pozitive, vendi ka në fuqi disa nga masat kryesore si: mbajtja e maskave dhe ndalimin e tubimeve të mëdha.
Rreth 1.000 punonjës të kujdesit shëndetësor ishin pjesë e protestës në Bruksel duke bërë thirrje për më shumë mbështetje financiare pas një viti të mbingarkuar nga Covid-19./abcnews.al